Moti i acartë edhe sot, temperaturat zbresin deri në -10°C

1 Minuta Lexim

Moti i ftohtë dhe i acartë do të vijojë edhe sot ne vendin tonë. Ai parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet malore.

Ajo që vlen për tu theksuar është parashikohen ngrica të forta përgjatë akseve rrugore (kryesisht ato malore dhe kodrinore) për shkak të temperaturave negative, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Era do të fryjë e ftohtë veriore por relativisht më pak e fortë (krahasuar me sot) me intensitet mesatar 1-7m/s dhe hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 10-12m/s.

Temperaturat në vlerat minimale parashikohen me një rënie (të lehtë) të mëtejshme, ndryshe nga ato të mesditës të cilat për shkak dhe rënies së intensitetit të erës parashikohen me një rritje të lehtë. Temperaturat parashikohen:

  • në zona malore -10 deri 2°C
  •  në zona e ulëta -7 deri 8°C
  • në zona bregdetare -3 deri 9°C

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull