Neurologu i mrekullive që përkulej ndaj pacientit

8 Minuta Lexim

Homazh në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të mjekut dhe humanistit gjirokastrit Theodhori Rafti.

Doktori neurolog Theodhori Rafti do të mbahet mend në Gjirokastër si një prej mjekëve të përbetuar para Betimit të Hipokratit, nga të rrallët që edhe kur një pjesë e mjekëve e shikonin pacientin si produkt fitimprurës, ai vazhdonte të përkulej me respekt dhe përkushtim human ndaj pacientëve të tij.

Dhimbjet dhe ndjesitë e pacientit, ishin dhimbje dhe ndjesitë e vetë Doktor Raftit dhe kjo lidhej, jo vetëm me përkushimin dhe pasionin ndaj profesionit, por mbi të gjitha me shpirtin e tij thellësit human, cilësi që i dëshmonte më së miri tek urtësia, durimi, maturia dhe pamja e tij fisnike.

Dr. Theodhori lindi në fshatin Llongo të Dropullit të Sipërm, nga një familje e varfër, bujare e arsimdashëse më 23 mars të vitit 1933 dhe u ndanga jeta në 19 Janar të vitit 2012, pas një sëmundje të rëndë. Fati e deshi që ai qysh në moshën fëminore 3 vjeçare të jetonte vetëm me nënë Vasillon dhe motrën Krisanthi, pasi babai i tij Spiro emigroi në Turqi për arsye ekonomike. Më vonë pasi babai sëmuret trëndë dhe tezet e Theodhoriut e tërheqin përta kuruar në Amerikë. Babai kthehet në Shqipëri në vitin 1964 duke e gjetur Theodhoriun student në mbarim të fakultetit të mjekësisë.

Theodhoriu pas diplomimit emërohet mjek i përgjithshëm në Topovë të Zagorisë, ku shërben për 5 vite me devotshmëri në profesionin e mjekut. Për të gëzoi respektin dhe dashurinë e njerëzve të thjeshtë e bujarë të asaj krahine. Doktor buzëqeshja e cilësonte në librin e tij zagoriti Jorgo Telo. Në vitin 1965 -1967 ai kryen dy vjet specializim për neuropsikiatër  në Tiranë. Në 19 korrik të vitit 1967 bëri martesën me mësuesen Eli, bashkëjetësë për 45 vjet dëshmoipër një lidhje të fortë mes tyre.

Në vitin 1967 pas specializimit emërohet neurolog në spitalin “Omer Nishani”, ku punoi gjersa doli në pension në vitin 1993, jashtë dëshirës së tij, pasi ai ndjente se kishte shumë për të dhënë nga aftësitë e tij shkencore, përkushtimi e dashuria për profesionin, për njerëzit, për t’i ndihmuar e lehtësuar sadopak. Ai merrte pjesë regullisht në seminare shkencore dhe në arkivin familjar ka plot literaturë e ligjërata që bashkëshortja etij Eli i ka sistemuar me shumë kujdes, respekt e dashuri.

Kanë kaluar 10 vjet nga dita që u nda nga jeta njeriu i dashur i familjes Rafti, këtij bashkëshorti shembullor dhe prindi i dashur të përkushtuar ndaj bashkëshortes, dy djemvë, nuseve, nipave e mbesave të tij. Bashkë me Elin dhe gjyshen e fëmijëve të tij Vasillon, ata i mirërritën dhe arsimuan dy djemtë, njëri që u bë mësues e tjeri mjek në profesionin e dashur të të atit. Pas ndyshimeve demokratike në Shqipëri njeri nga djemtë emigrojë në Greqi dhe tjetri në Amerikë.

Fëmijët u shkolluan dhe u martuan. Krijuan familjet e tyre dhe doktori u gëzua me 4 nipa e një mbesë. Ardhja e mbesës solli një ndryshim të madh tek Dr. Theodhori, mbesa ishte gëzimi që ndizte shtëpinë me plot dritë e dashuri. E mbante në prehërin e tij, luante me të, madje dhe i këndonte, gjë që siç thotë bashkëshortja e tij Eli, doktori nuk e kishte provuar kurrë tek fëmijët etij. “Unë mbushesha me gëzim kur e shihja të gëzuar, pasi gjatë jetës së tij ai pati probleme shëndetësore. Por ky gëzim, nuk zgjati shumë se fëmijët u larguan për në Greqi dhe Amerikë. Sa për nipat në Amerikë, ata i kishim larg, por  na vinin çdo vit e gëzohej për ta ma masë, dy prej tyre i mbajti në krahët e tij, të tretin nuk e arriti, vetëm në laptop e shikonte të vogël. Ishte shumë gjysh i dashur” rrëfen Eli..

Për Theodhoriun, ose siç e thërisnim Dhori, kam shumë për të shkruar, janë plot 45 vite jetë dhe dashuri të pazakontë. Ishte i përgatitur shkencërisht, i përkushtuar në profesionin e tij, njerëzor me të gjithë pa dallim, thotë bashkëshortja. Ai ishte gjithmonë i gatshëm, pa orë e kohë për t’iu përgjigjur njerëzve në nevojë. Shëndeti nuk i ecte, tregon Eli, megjithatë kurrë nuk u kursye, më ka lënë mbresa që nuk harrohen. Sa herë që trokiste dera, e gjente kurajon megjithëse në shtrat, nuk më kundërshtoi njeherë pse e shqetësoja, por pa bërë zë ngrihej e shkonte ku ishte nevoja. Nuk ka rrugë e kalldrëm e shtëpi në Gjirokastër ku të mos ketë hyrë Theodhoriu. Punoi pa u ankuar asnjëherë edhe në rrethet Tepelenë, Përmet e Sarandë, kujton Eli.

“Në vitet 1995-2004 punonte në shtëpi, aty e njoha më mirë përkushtimin e tij, sjelljen, këshillat që i bënte pacientëve; dhe unë që i dija hallet e tij  thosha: More Dhori, shumë lodhesh duke i sqaruar me hollësi. Përgjigjia e tij ishte: “Çdo pacient që vjen duhet sqaruar për medikamentin që merr”. Por këtë mund ta bëjë edhe farmacisti –ia ktheja unë”. Dilnin nga vizita pacientët dhe thoshin: “Po ky na shëroi moj me fjalët e tij, ç’ti duam ilaçet!”. Ishte shumë modest, asnjëherë nuk donte lëvdata. Meritat dhe lëvdatat më të mira i mori nga pacientët e tij që me aq durim, kurajo dashuri e ëmbëlsi, u jepte shpresa. Buzëqeshja, fjala e butë dhe e qetë të impononte respekt.

Eli bashkëshortja e tij ka shumë kujtime që përshkruajnë jetën 45 vjeçare si mjek e familjar, si njeri që i donte dhe i respektonte pa masë prindërit, familjen e tij, të afërmit, miqtë e shokët, bashkëatdhetarët. Gjithmonë gjenim kohë të shkontë në Llongo tek prindërit, aty ku llindi dhe u rrit gjersa shkoi në universitet, jetonin gjatë verës fëmijët tanë. Një nga amanetet e tij ishte të kishte një shtëpi të tij në Llongo.

Mjeku i mrekullime Dr. Thodhori Rafti na mungon, na mungon shumë të gjithëve, kolegëve, pacientëve, familjarëve, miqve të tij që i kishte të shumtë. Prej 10 vjetësh ai prehet i qetë pranë prindërve të tij të dashur, në dheun ku lindi dhe u rrit, atje ishte dashuria dhe amaneti i tij i fundit dhe kjo iu plotësua, bashkë me shtëpinë të cilën kaq shumë e donte, bashkëshortja e tij në profesion mësuese, e ngriti në Llongo dhe aty jetoj duke e pasur gjithmon pranë. Ajo çdo ditë komunikon e flet me doktorin me foton e tij që e ka vendosur në sallon. Përbri fotografisë ka gjithmon një buqetë me lule të freskëta, të mbjella nga duart e saj dhe të doktorit. “Jam krenare unë e fëmijët e mi, por edhe nipërit, se la pas një emër shumë të mirë.

I paharruar do të mbetet ndër vite e dekada emit i nderuar i Doktor Theodhori Raftit, neurologut të mrekullive që përkulej  përpara pacientëve të tij./Nga Engjëll SERJANI-

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull