Novak Djokovic fiton betejën e parë në Australi, Gjykata i jep të drejtë tenistit

1 Minuta Lexim

Novak Djokovic ka fituar një betejë të përkohshme me shtetin e Australisë. Gjykata e këtij vendi i ka dhënë të drejtë serbit, që iu anullua viza dhe u “burgos” nga migracioni pesë ditë më parë pasi ishte i pavaksinuar.

Mediet ndërkombëtare tregojnë se kjo është beteja e parë që tenisti fiton kundër shtetit australian, me autoritetet që do duhet t’i kthejë sendet personale. Kjo nuk do të thotë se 9 herë fituesi i Australian Open do marrë pjesë në turne apo do lëvizë lirisht në qytet, teksa qeveria kërkon që tensiti të largohet pasi nuk është vaksinuar kundër covid.

Në vendimin e Gjykatës thuhet qartë se Qeveria e këtij vendi nuk i dha mjaftueshëm kohë Djokovic për të riparë vizën dhe udhëtimin në Australi, teksa më parë ishte njoftuar se mund të udhëtonte për në turneun e rëndësishëm edhe pa vaksinë, nëse kishte kaluar covidin gjashtë muajt e fundit. Në dokumentat e paraqitura, serbi vërtetoi se e kishte kaluar dy herë virusin, për herë të fundit në 16 dhjetor 2021.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull