Dy pilotë kanë humbur jetën nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak në brigjet e Izraelit verior gjatë një seance stërvitore.
I plagosur mbeti edhe një anëtar i tretë i ekuipazhit, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit, i cili është dërguar në spital dhe po merr trajtim mjekësor.
Pavarësisht angazhimit në kohë të ekipeve të shpëtimit, pilotët nuk arritën të shpëtonin.
Nuk dihet shkaku i rrëzimit të helikopteri detar të Forcave Ajrore izraelite.