Rritje temperaturash dhe vranësira, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

1 Minuta Lexim

Shqipëria do të karakterizohet nga kushtet e motit të kthjellët deri pak pas mesditës kur në zonat përgjatë kufirit lindor do të ketë shfaqe të vranësirave kalimtare.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që gradualisht vranësirat të përfshijnë të gjithë vendin tonë duke lënë me kthjellime vetëm rajonin jugor.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale por ulen në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 1°C ndërsa mesdita deri në 19°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull