Banorët e zonës së 5 majit janë mbledhur përpara Parlamentit dhe duan të bllokojnë hyrjen e deputetëve. Bashkë banorët e kësaj zone janë mbledhur ata të Laprakës që pretendojnë se edhe shtëpitë e tyre do t’u prishen.
Tejet të irrituar për prishjen e banesave ata kërkojnë dëmshpërblim sipas vlerës së tregut. “Ne duam të drejtën që të zbatohet e drejta e Kushtetutës së Shqipërisë. Ne duam dëmshpërblim siç mori Lulzim Basha në Vlorë kur iu prish pallati”, tha ai.
Më tej ai u shpreh se “nëse kam qenë i paligjshëm përse më ka lënë shteti për 30 vite për të ndërtuar dhe ngritur shtëpi trekatëshe dhe i kemi paguar taksat”.
Ai bëri thirrje që Avokati i Popullit të ndëryjë në këtë situatë dhe të shohë se çfarë problemesh kanë. “Mos na çoni të na humbë logjika ju lutem shumë”, iu drejtua punonjësve të policisë.