Shpërthim i fuqishëm në një pallat 6-katësh në Athinë, dëme të shumta materiale, 1 i plagosur (Video)

2 Minuta Lexim

Kryeqyteti grek, Athinë është tronditur sot nga një shpërthim i fuqishëm në një nga lagjet e saj. Sipas mediave greke, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në një pallat 6-katësh në rrugën ‘Avenue Syggrou’.

Si pasojë e këtij shpërthimi raprotohet se një person ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, megjithëse plagët e marra kanë qenë të konsiderueshme.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi, ndërsa drejtues të Departamentit të Asgjesimit të Mjeteve Eksplozive e Piroteknikës ndodhen aktualisht në zonë, ku kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit.

Shpërthimi ka shkaktuar zjarr në katin e ndërmjetëm, i cili është përhapur në katin e parë, ndërsa dëme të shumta janë shkaktuar edhe në objekte të tjera të zonës nga vala goditëse edhe në një distancë prej 150 metrash. Mbetjet kanë shkaktuar dëme në shumë automjete.

Ne katin perdhe nje dyqan me produkte bio eshte demtuar. Katet e mbetura po rinovoheshin për përdorim AirBnB.

Shpërthimi ka qenë aq i fortë sa që sipas dëshmive është dëgjuar si në periferitë jugore, si Kalamaki , ashtu edhe në zona të qendrës së Athinës. Dëme janë shkaktuar edhe në objektet përballë, ndërsa zjarrfikësve iu janë dashur disa orë për të shuar flakët, që u përhapën me shpejtësi.

Sipas informacioneve të deritanishme nga Shërbimi Zjarrfikës, shkaku më i mundshëm i shpërthimit është rrjedhja e gazit , pasi në momentin e mbërritjes së zjarrfikësve u konstatua se në pallat ka pasur rrjedhje.

Shpërthimi u dëgjua në një rreze prej shumë kilometrash. Në vendngjarje kanë shkuar 18 zjarrfikëse me 6 mjete, të cilat kanë vënë nën kontroll zjarrin.

Në vendngjarje po kryhet hetime nga zjarrfikësit e Policisë, përveç hetuesve të Zjarrfikësve.

Policia ka ndaluar qarkullimin në të dy anet  e Syggrout.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull