Vdekja e 3-vjeçarit në kopshtin privat në Fier, del sot para gjykatës edukatorja 27-vjeçare

1 Minuta Lexim

Fier- Redina Binjaku, edukatorja 27-vjeçare në kopshtin privat “Flatrat e Dijes” në Fier ku ndërroi jetë një fëmijë 3-vjeçar, do të dal sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Sipas bluve, i mituri ka humbur jetën aksidentalisht në një kohë kur do duhet të ishte në mbikëqyrjen e edukatores, lidhur me këtë ngjarja Binjaku u arrestua nga policia. Burime për ABC bëjnë me dije se Redina Binjaku do të përfaqësohet nga avokati i saj para togave të zeza.

Nga ana tjetër, familjarët vijojnë të kërkojnë drejtësi. Në një rrëfim mes lotësh, nëna e djalit të mitur që ndërroi jetë, tregon para kamerave se ishte edukatorja e kopshtit që e mori në telefon për ngjarjen. Sipas nënës së viktimës, edukatorja i kishte thënë se djali ishte përmendur ndërsa më pas doktorët e kishin njoftuar se i mitur ndërroi jetë.

Vdekja e 3-vjeçarit në kopshtin privat në Fier, del sot para

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull