VIDEO/ Sherr dhe gjeste ofenduese me të gjithë, tifozët i tregojnë derën Haaland-it

1 Minuta Lexim

Tifozët e Borussia Dortmund janë të bindur se e ardhmja e Erling Haaland do të jetë në Spanjë. Thashethemet e merkatos për norvegjezin janë rindezur nga një përplasje me Rafael Santos Borré

Tifozët e Borussia Dortmund janë të bindur se e ardhmja e Erling Haaland do të jetë në Spanjë. Thashethemet e merkatos për norvegjezin janë rindezur nga një përplasje me Rafael Santos Borré gjatë ndeshjes së kampionatit mes Borussia Dortmund dhe Eintracht Frankfurt.

Sulmuesi u rrëzua nga Borré dhe ky norvegjezi u tërbua.21-vjeçari ngrihet dhe sulmon menjëherë kolumbianin, aq sa arbitri u detyrua të ndërhyjë.

Haaland, para sherrit me Borré, kishte shfaqur shenja nervozizmi. Pas golit të Jude Bellingham, norvegjezi shkoi të merrte topin nga rrjeta, por u shty nga Martin Hinteregger. Në atë moment, 21-vjeçari i inatosur i ka bërtitur austriaku: “Shko pir*** ose idiot “.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull