Një reagim lidhur me këtë ngjarje e ka bërë regjisori i “Binjakët Show”, Kreshnik Saraçi, i cili theksoi se Shkira nuk ka qenë korrekte me oraret dhe kjo ishte arsyeja e shkëputjes së bashkëpunimit.
“Kam qenë regjisor i “Binjakët Shoë”. Për sa i përket debatit të mbrëmshëm midis Donaldit dhe Einxhel në Big Brother VIP, ndjej detyrimin të mbaj një qëndrim për të mirën e asaj që jo gjithë çfarë thuhet duhet përtypur. Einxhel nuk ka qenë korrekte me oraret. Kjo ishte arsyeja e shkëputjes së bashkëpunimit”, tha ai.
Një version të ngjarjes e ka treguar edhe Sara Gjordeni, vajza që bashkëpunoi me Romeon dhe Donaldin, pas Einxhel.
Ajo thotë se çdo fjalë e djeshme që u tha nga moderatorja ka qenë mashtrim, pasi nuk qëndron asgjë nga ato që ka shprehur.
“Unë si vajza që bashkëpunova me Donaldin dhe Romeon pas Einxhel, di të them që çdo fjalë e djeshme ka qenë super mashtrim. Donaldi, Romeo, madje edhe Mario dhe i ati i tyre ishin të gjithë në studio 3 deri në orën 4 përpara meje dhe Marjanës. Çunat shkruanin edhe pjesët tona dhe siguroheshin herë pas herë të mos ishim në siklet. Mario ishte aty i gatshëm për çdo gjë gjithashtu”, tha mes tjerash ajo.
Një version më ndryshe rreth kësaj ngjarje e ka dhënë një mike e Einxhel, që siç thotë ka qenë me të kur kishte ndodhur aksidenti.
“Personi me të cilin ti ke bërë aksident atë ditë kam qenë unë, isha duke të çuar me makinën time në xhirime. E njoh mirë historinë dhe e di që po tregon të vërtetën. Më kujtohet që u ndjeva në faj se mu duk sikur e gjitha ndodhi prej aksidentit që pësove me mua. Nuk është e nevojshme që ti t’i vërtetosh askujt asgjë, as për jetën tënde personale dhe as atë profesionale. Në atë lojë ke treguar vlera dhe forcë të madhe. Të duam në finale”, thuhet në postim.