Banorët e fshatit Sheq i Madh janë shprehur të shokuar nga vrasja që tronditi mëngjesin e së martës Fierin, ku Petrit Mamaj vrau me thikë bashkëshorten e tij.
Fqinjët e çiftit treguan për mediat se ata ishin njerëz të qetë.
“Njerëz më të mirë nuk kemi, ne kështu i kemi njohur dhe na ka dhembur shpirti. Ne kemi 50 vjet këtu dhe i kemi njohur si njerëz shumë të mirë, nuk e dimë sesi erdhi kështu, o Zot.”
“Ato nuk kanë qenë njerëz të konflikteve dhe të sherreve, punonin burrë dhe grua dhe rrisnin fëmijët”,shprehet një tjetër fqinj i çiftit Manaj.”
“Nuk kanë qenë njerëz të konflikteve dhe të sherreve. Kanë qenë njerëz punëtorë, ulnin kokën punonin të dy burrë e grua të rrisnin kalamajtë, të ushqenin kalamajtë.”