“Dëgjuam shpërthime…”/ Ishte në transmetim live, gazetari i CNN ndërpret gjithçka(VIDEO)

1 Minuta Lexim

Gazetari Matthew Chance i CNN në Kiev, Ukrainë, ka ndaluar raportimin e tij të drejtpërdrejtë për të vendosur jelekun dhe helmetën ndërsa ai dhe ekipi dëgjuan shpërthime të forta pranë qytetit.

Dhe siç ka raportuar më herët CNN, gazetarët dhe dëshmitarët e këtij mediumi në qytetet anembanë Ukrainës kanë raportuar se kanë dëgjuar shpërthime në orët e para të së enjtes.

Nga ana e tij presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se trupat e tij do të ndërmarrin veprime në rajonin e Ukrainës të kontrolluar nga separatistët, të cilin ai e shpalli të pavarur këtë javë.

Ndërkohë ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleb, ka shkruar në Twitter se Putini ka nisur “pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës”.

“Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulme. Kjo është një luftë agresioni. Ukraina do të mbrojë veten dhe do të fitojë. Bota mund dhe duhet ta ndalojë Putinin. Koha për të vepruar është tani”, ka shkruar ai në Twitter.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull