Drogë dhe femra në qeli për të burgosurit “VIP”, zbardhen emrat e të arrestuarve nga megaoperacioni në Elbasan

4 Minuta Lexim

Zbardhen emrat e personave të arrestuar gjatë megaoperacionit të djeshëm në Elbasan. Burime bëjnë me dije se personave që iu është komunikuar masë sigurie, janë punonjës policie, të dënuar, por edhe biznesmenë që operojnë pranë institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Personat e shoqëruar në këtë operacion të ndërmarrë nga policia e Elbasanit akuzohen për disa vepra të ndryshme penale, përfshirë trafikimin e lëndëve narkotike, futjen e sendeve të ndaluara në burg, si dhe organizimin e lojërave të fatit.

Rreth orës 10 të paradites së sotme, prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me policinë, pritet që të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, ku do të japin dhe detaje në lidhje me numrin e saktë të personave të arrestuar, si dhe provat kundër tyre.

Burime bëjnë me dije se në mesin e personave të arrestuar janë 11 punonjës të burgjev, IEVP Elbasan, IEV Peqin, IEVP Drenovë. Pjesa tjetër e të arrestuarve janë persona që merren me biznes në afërsi të burgut të Peqinit, një burrë dhe një grua, si dhe disa persona Vlora për lotari.

Mes të burgosurve që kanë qenë pjesë e grupit që fuste lëndë narkotike dhe sende të ndaluara në burgje ka dhe personazhe VIP.

Mes te ndaluarve edhe Arben Grori, një nga të burgosurit “VIP”, i cili akuzohet se në bashkëpunim me zyrtarë të burgjeve arriti të fusë lëndë narkotike brenda qelive. Arben Grori, është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1999 nga Gjykata e Pestë Penale e Milanos në Itali, vendim që u njoh dhe u la në fuqi më pas dhe nga Gjykata e apelit, po në Milano. Grori u gjet fajtor për vrasjen e Zyberit, në një spital në Milano, ku ndodhej i shtruar.

Po ashtu Klajdi Gjeci, mik i Emiljano Shullazit, i cili u kap në Tiranë për shitje narkotikësh në Maj 2020.

Aleksandër Sinanaj dyshohet si një nga grabitësit e maskuar të Bankës Kombëtare Tregtare që ndodhet në lagjen “Hajro Çakërri” në qytetin e Vlorës, një ngjarje që ndodhi në 15.08.2011.

Aleksandër Llanaj është shpallur fajtor për vrasjen e tre të rinjve në prill të viti 2015 në Vlorë e dhe është dënuar me burgim të përjetshëm e më pas me 35 vite burgim nga të tre shkallët e gjyqësorit në Shqipëri.

Akuzat që rëndojnë mbi këta persona janë trafikimi i lëndëve narkotike, futja e sendeve të ndaluara në ambientet e burgut, si dhe dhënia e porosive nga brenda për kryerjen e veprave penale.

Ndërkohë që në ngarkim të punonjësve të burgjeve rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

Personat që pritet t’iu komunikohet masa e arrestit:

Hysni Ndreu- polic

Gazmir Meta- polic Bradashesh

Elvis Gjoci- kontrollor burgu Bradashesh

Gentjan Gjata- biznesmen

Kastriot Gjella- qytetar

Erigers Miha- qytetar

Ervin Velia- i dënuar

Genci Xhahysa- i dënuar

Klevis Delia- i dënuar

Dardan Xhahysa- qytetar

Enver Kasneci

Delin Hajdari- i dënuar Drenovë

Aleksandër Llanaj- i dënuar

Gazmir Braka (Gaxhai) – i dënuar

Arben Grori- i dënuar

Aleksandër Sinanaj- i dënuar Peqin

Leo Osmani- i dënuar

Ilia Bashelli- punonjës policie Drenovë

Olgert Muca- polic Drenovë

Metko Nurcelli- polic Drenovë

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull