Ekzekutoi shqiptarin para syve të djalit dhe të gruas, dënohet përjetësisht suedezi

1 Minuta Lexim

Suedezi Anis Hemissi është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata angleze për vrasjen e 36-vjeçarit shqiptar Flamur Beqiri pas prishjes së pazareve të drogës. Beqiri u ekzekutua në sy të gruas dhe djalit teksa ishte duke hyrë në shtëpinë e tij në Londër.

36-vjeçari shqiptar ishte duke u kthyer për në shtëpi teksa më parë kishte darkuar me gruan kur hasi përballë shtëpisë së tij suedezin me orgjinë tuniziane, Anis Hemissin.

Suedezi me origjinë marokene e qëlloi Flamur Beqirin me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend. Përpara të se vriste shqiptarin, suedezi së bashku me bashkëpunëtoret e tij kishte studiuar të gjitha lëvizjet e 36-vjeçarit, shkruan Daily Mirror.

Cheema-Grubb zyrtare e drejtesise e përshkroi vrasjen si “krim ndërkombëtar në rastin më brutal”.

Ajo tha: “Flamur Beqiri, shtetas suedez me origjinë shqiptare, dyshohej për përfshirje në tregti ndërkombëtare të drogës dhe krime të tjera të rënda. Ai ishte gjithashtu një djalë, një bashkëshort dhe një baba. Fëmijët e tij kurrë nuk do ta njohin atë dhe asgjë nuk do të bëjë gjykata mund t’i ngushëllojë ata, ose t’ia kthejë atë që e donin atë me humbjen e tyre”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull