Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.
Ish-ministri i Mjedisit do të vijojë kështu të qëndrojë në qelinë e paraburgimit. Lefter Koka u arrestua pas një hetimi të SPAK, në lidhje me inceneratorin e Elbasanit. Ai akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.