BB VIP – Spektakli i mbrëmjes së djeshme i “Big Brother VIP” ishte me mjaft të papritura. Pas eliminimit të Tan Bramës dhe dënimit që “Vëllai i Madh” i dha Donald Veshajt për mosrespektim të rregullave të shtëpisë, u hap një televotim.
Kësaj radhe publiku kishte për të votuar për banorin e parë që dëshironin të dërgonin menjëherë në finale. E publiku vendosi që Ilir Shaqiri është i pari finalist i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Duket se përveç publikut, në finale balerinin e njohur e donin edhe disa ish-banorë të BB VIP, si Paloma, Sabiani, Arbëri dhe Meridiani.
Që të katërt kanë publikuar në “Instastory” momentin kur moderatorja e njohur, Arbana Osmani, zbuloi se Iliri ishte finalisti i parë i këtij edicioni të “Big Brother VIP”.
Ata e kanë treguar herë pas here mbështetjen e tyre për Ilirin, dhe nuk ngurruan që ta bënin edhe kësaj radhe.