Italia ka vendosur të mbyllë hapsirën ajrore për avionët e Rusisë, si dhe dërgimin e ndihmave ushtarake, në mbështetje të Ukrainës.
Sipas mediave vendase, nesër do të miratohet një dekret i ri për dërgimin e armëve në Ukrainë, në luftën kundër Rusisë së Putinit.
Pas bisedimeve të kryeministrit Mario Draghi me Presidentin Zelensky dhe pas marrëveshjes brenda Bashkimit Evropian, masa do të autorizojë dërgimin e mitralozave dhe municioneve, si dhe sigurimin e disa raketave .
Materiali luftarak do të arrijë nëpërmjet një ure ajrore në kufi dhe më pas në tokë me një kolonë të NATO-s. Misioni italian është i autorizuar “në bazë të neneve 3 dhe 4 të Traktatit të Atlantikut të Veriut”. Po ashtu në dispozicion janë vënë 1350 ushtarë dhe të gjithë janë pjesë e njësive speciale.