Në një kohë kur Rusia ka nisur ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë, me pretendimin për të ç’militarizuar vendin, Ukraina është në këmbë për të mbrojtur territorin e saj, edhe pse duket e vështitë për momentin.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka pretenduar se ka rrëzur 5 helikopterë rusë gjatë mëngjesit të sotëm, ndërsa forcat ruse sulmuan Ukrainën.
Ushtria ruse i ka mohuar pretendimet, njoftoi të enjten agjencia shtetërore e lajmeve TASS. Ndërkohë që në një videomesazh ndaj qytetarëve të tij presidenti ukrainas iu kërkoi atyre që të ishin të qetë, ndërkohë që deklaronte se kishte pasur një telefonatë me Biden, i cili i kishte shprehur mbështetjen.
Kryebashkiaku i Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi pasi shpërthime dhe tinguj artilerie raportohen në të gjithë vendin.
“Ju lutemi mos dilni nga shtëpitë tuaja sot. Për shkak të situatës së komplikuar, shkollat, kopshtet dhe institucionet e tjera nuk punojnë sot – derisa situata të bëhet më e qartë,” tha kryetari Igor Terekhov në një postim në Facebook të enjten në mëngjes.
“Në të njëjtën kohë, transporti publik funksionon si zakonisht. Unë do t’ju mbaj të informuar për atë që po ndodh dhe veprimet e autoriteteve të qytetit gjatë gjithë ditës.”
Në kryeqytetin ukrainas Kiev dhe qytetin Lviv kanë rënë sirenat e sulmit ajror – por gjendja shpirtërore është ende “jashtëzakonisht e qetë” në terren, sipas reporterëve të CNN. Është rreth ora 8 e mëngjesit atje, me atë që duket si trafik normal i mëngjesit ndërsa njerëzit shkojnë në punë.