Kërcënon Putin/ Boris Johnson bisedë me presidentin ukrainas Zelensky

1 Minuta Lexim

Kryeministri britanik, Boris Johnson zhvilloi një bisedë telefonike me presidentit ukrainas, Volodymir Zelensky, gjatë së cilës vlerësoi kurajon dhe heroizmin e popullit ukrainas përballë fushatës së dhunshme të nisur nga Rusia.

Sipas “Downing Street”, Johnson dhe Zelensky diskutuan për zhvillimet në Ukrainë, ku trupat ruse kanë lëshuar raketa dhe sulmuar me artileri dhe qytetet.“Bota është e bashkuar ndaj asaj që Putin po bën. Ajo duhet të tregojë se presidenti rus nuk mund të sillet kështu dhe të shpëtojë pa u ndëshkuar”, raportohet të jetë shprehur Johnson.

Ndërkohë, Rusia njoftoi sot se do të ndalojë të gjithë avionët e lidhur me Britaninë e Madhe nga hapësira e saj ajrore, pasi Londra vendosi sanksione ndaj linjës ajrore ruse ”Aeroflot”, si kundërpërgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

”Hapësira ajrore ruse është e ndaluar për të gjithë avionët në pronësi, me qira ose të operuar nga kushdo që ka lidhje me Britaninë e Madhe si edhe ata të regjistruar atje”, tha në një deklaratë për shtyp rregullatori ajror rus ”Rosaviatsia”. Ky ndalim vlen edhe për fluturimet tranzit mbi territorin rus.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull