Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori Anastas Kristofori, ishte i infektuar me Covid-19

2 Minuta Lexim

Kinematografia shqiptare në zi. Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare aktori i njohur Anastas Kristofori.

Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije miqtë dhe të afërmit në rrjetet sociale. Mësohet se aktori ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Aktori nuk arriti ta fitonte betejën me virusin duke mbullur sytë përgjithmonë.

Anastas Kristofori njihej për një sërë rolesh, por është ngulitur në mendjen e shqiptareve për rolin e tij si drejtor Perikliu te “Pallati 176”.

Anastas Kristofori ka lindur më 28 nëntor të vitit 1943 në fshatin Vuno të rrethit të Vlorës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1970,  fillon punën me Trupën Profesioniste të Teatrit Popullor në vitin 1971.

Të shumtë do të jenë interpretimet e tij në skenën e këtij teatri. Këtu mund të përmendim rolin e zotit Dëllfit në dramën “Arturo Ui” të Bertold Brehtit, roli I sekretarit të Prefektit në dramën “Prefekti” e Besim Levonjës,rolin e Apostolit në dramën “Komunistët” e Ruzhdi Pulahës, rolin e Perikliut në komedinë “Pallati 176” e Adelina Balashit e shumë të tjera. Roli i tij më i fundit do të jetë në vitin 2009 në teledramën “Burgjet plot liria në derë”.

Në kinematografi roli I tij I parë ishte në vitin 1976 roli i Stavrit ,Ekonomatit të Strehës Vorfnore në filmin “Lulëkuqet mbi mure”.

Roli i tij më i fundit ishte roli i Perikliut në kinodramën “Po vjen Ai” në vitin 1998 një vazhdim televiziv i komedisë së njohur “Pallati 176” i Adelina Balashit. Për meritat e tij artistike Anastas Kristofori është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull