Udhëheqësit e G7 kanë dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Ata thonë se Presidenti rus, Vladimir Putin ka rifutur luftën në kontinentin Evropian, duke shtuar se ka vënë veten në anën e gabuar të historisë.
“Ne dënojmë Presidentin Putin për refuzimin e tij të vazhdueshëm për t’u përfshirë në një proces diplomatik për të adresuar çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë evropiane, pavarësisht ofertave tona të përsëritura”, thuhet në deklaratë.
“Ne qëndrojmë të bashkuar me partnerët, duke përfshirë NATO-n, BE-në dhe vendet e tyre anëtare, si dhe Ukrainën dhe mbetemi të vendosur për të bërë atë që është e nevojshme për të ruajtur integritetin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, shtohet më tej.