Macron në Moskë për të takuar Putin; kancelari gjerman “kokë më kokë” me Biden

2 Minuta Lexim

Përpara takimit të kësaj të hëne me presidentin rus, Vladimir Putin, homologu francez Emmanuel Macron ka deklaruar se objektivi gjeopolitik i Rusisë nuk është Ukraina, por sqarimi i rregullave të bashkëjetesës me NATO-n dhe BE-në.

EMMANUEL MACRON

PRESIDENT I FRANCES

“Ne duhet të jemi shumë realistë. Nuk do të ndërmarrim lëvizje të njëanshme, por është thelbësore të shmangim një përkeqësim të situatës përpara se të ndërtojmë mekanizma dhe gjeste reciproke besimi. Shpresoj që dialogu me presidentin rus do të jetë i mjaftueshëm për të parandaluar konfliktin ushtarak.”

Një ditë më parë, Macron zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Joe Biden, ndërsa këtë të martë do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev.

Ndërkohë, këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sulivan ka deklaruar se Rusia tashmë ka mbledhur rreth 70 përqind të kapacitetit ushtarak që i duhet për pushtim të plotë të Ukrainës.

JAKE SULLIVAN

KESHILLTAR I SIGURISE KOMBETARE, SHBA

“Ne besojmë se ka mundësi të mëdha që Vladimir Putin të urdhërojë një sulm ndaj Ukrainës, në forma të ndryshme dhe mund të ndodhë që nesër ose mund të marrë disa javë. Ne po punojmë fort që të sigurojmë mbështetje ushtarake për Ukrainën. Jemi gati ti përgjigjemi çdo skenari.”

Sakaq, kancelari gjerman Olaf Schoolz do të takohet sot në Uashington me presidentin Joe Biden, në vizitën e tij të parë në këtë post.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull