Ministrja britanike përzë nga takimi ambasadorin rus: Të të vij turp…

1 Minuta Lexim

Teksa Ukraina është nën ethet e luftës, e gjithë bota është reshtuar krah saj.

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss thërriti këtë enjte në takim ambasadorin rus në Britani, Andrei Kelin. Raportohet nga mediat e huaja se takimi ishte në kuadër të zhvillimeve të fundit.

Por biseda mes dyshes u tensionua deri në pikën sa Truss mësohet se përzuri atë nga zyra. Siç mësohet ambasadori u pa të dilte nga takimi pas vetëm 10 minutash.

“Ishte një takim i tensionuar, Truss e nxori ambasadorin jashtë. I tha se duhet t’i vinte turp nga vetja, se Rusia kishte gënjyer në mënyrë të vazhdueshme dhe se humbi atë fijen e fundit të kredibilitetit që i kishte mbetur me komunitetin ndërkombëtar”, i tha një burim, Sky News.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull