Një zjarr i madh ka rënë në kuvertën 3 të tragetit të pasagjerëve Euroferry Olympia të kompanisë Grimaldi që lundron në zonën detare pranë Igumenicës nën flamurin italian.
Arberianews ka siguruar imazhe ekskluzive nga djegia e tragetit-postë që kryen linjën Brindisi-Igumenicë. Nga të dhënat e deritanishme, në bordin e tij ndodhen rreth 300 persona dhe dhjetra automjete.Zjarri ka shkaktuar alarm në Greqi dhe Itali. Në brigjet përballë Himarës ku gjendet aktualisht trageti në flakë kanë mberritur mjetet e para të emergjencës.
Arberianews.net