Nga Dashnor KOKONOZI-
Te porta e Parisit! Ky ishte mesazhi që më erdhi dje.
E kotë të them se u pêrgjigjem gjithnjë pozitivisht kolegëve të dikurshëm të punës, punonjës socialê, kur më ftojnë në ziafete, por si sindikalist i vjetër më bëhet shumë qejfi edhe kur më ftojnë në protesta, greva, manifestime.
Një manifestim i mirëorganizuar është një vepër arti, një fllad solidariteti, rrezaton pozitivitet, është vullnet e dëshirë për të bërë mirë.
Një manifestim a protestë pa poltikanë më entuziazmon. Në mënyrën e ve, protesta e drejë është si një poemë epike humanizmi.
Më vjen keq që pas fillimeve të para, të mrekullueshme (ne sindikalistet shembem qeverine e fundit komuniste), në Shqipëri sindikatat janë shndërruar në grupime kriminale në shërbim të patronatit, ky vetë pjellë monstruoze e politikës.
………..
Në një rast do të ulem të them nja dy fjalë për një nga protestat e para, ku një koleg E. B. na njoftoi se kishte të dhëna se ministria e punëve sociale (solidaritetit me duket në atë kohë) i kishte hequr 6 milion euro departamentit tonë.
U mobilizuam menjeherë dhe të revoltuar dolëm të bërtasim në rrugë.
Inatin e kishim me një aeroplanmbajtëse që po ndërtohej në atë kohë dhe na qe mbushur mendja se na i kishin hequr fondet ne për të përfunduar ndërtimin e saj.
Në të bërtitura e sipër shohim se E. B. me telefon te veshi, na bënte shenjë të mblidheshim diku në trotuar dhe të linim qarkullimin të lirë.
E kapëm nga xhaketa dhe e shtrënguam të na thotë çfarë kishte ngjarë.
– Ka një keqkuptim, – tha duke u kaperdirë, – personi që më dha informacionin nuk e kishte kuptuar mirë. Në fakt nuk na i kishin hequr, por na i kishin shtuar 6 milion.
Tha këto dhe ia mbathi se e dinte çdo të hiqte !





24
3 comments
2 shares
Like
Share