Edinjo Pulti është liruar këtë të hënë nga Policia e Shtetit, edhe pse Europol ka lëshuar një urdhërarresti ndërkombëtar për shqiptarin, i cili akuzohet për plagosje me thikë dhe trafik armësh.
Pulti është liruar vetëm pak orë pasi është shoqëruar nga uniformat blu, pasi Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Luksenburgun.
Më 2 gusht të vitit 2020, shqiptari u përfshi në një përleshje në Pétange, ku dhe ka goditur disa herë me thikë dy persona. Një nga dy të plagosurit mbeti i plagosur rëndë, ngjarje që e futi në mesin e më të kërkuarve në Luksemburg, por në fakt Pulti ndodhej në Shqipëri.