Kryeministri Edi Rama në aeroportin e Kukësit, ku pas testimeve të suksesshme kompania WizzAir ul avionët e saj me 4 destinacionet e para drejt 3 vendeve Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë. Rama është i shoqëruar në këtë aktivitet nga ministret Balluku dhe Spiropali.
“Kompania WizzAir ul avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut”, për të nisur në maj operimin e pandërprerë, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë. Punë dhe durim”, shkruan Rama.


