Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar deklaruan të shtunën se do të përjashtojnë disa banka ruse nga sistemi ndërkombëtar SWIFT, ndëshkim i cili pritet të jetë më efikas sesa sanksionet ekonomike.
Sistemi SWIFT është një rrjet i sigurisë së lartë që lidh mijëra institucione financiarë në të gjithë botën. Kjo ka sjellë panik tek qytetarët rus të cilët kanë krijuar radhë të gjata në disa banka, me qëllim tërheqjen e parave të tyre.