SI NA “QETH E RRUAN” PARET QEVERIA

3 Minuta Lexim
 Dy milionë euro “i rruajtën”, para disa ditësh, tek Unaza Lindore e Tiranës, që të çojnë rrugën tek vilat e liqenit të Farkës… Po nuk mbaron këtu se këtë vit shpikën edhe një skemë të re, indeksim akcize, fiks skemë fashistësh…
Nga Klodian TOMORRI –
Rritja e çmimit të naftes ne 200 leke per liter eshte nje lajm shume i mire per ekonomine. Ne cdo liter nafte qe shitet tani qeveria nuk mbledh me 30 leke tvsh sa mblidhte kur cmimi i naftes ishte 150 leke per liter, por mbledh 40 leke tvsh.
Se dyti, rritja e cmimit te naftes e shoqeruar me rritjen e cmimit te energjise elektrike per bizneset do te krijoje spirale inflacioni per te gjitha produktet dhe sherbimet ne treg. Serish qeveria do te mbledhe me shume te ardhura nga taksat. Dhe kur ka qeveria ka dhe populli.
Eh, po nuk mbaron ketu. Se kete vit shpiken dhe nje skeme te re, indeksim akcize. Fiks skeme fashistesh. Pasi te dhunon nje here rritja e cmimeve dhe ti nuk mban dot me, te vjen qeveria me akcize te indeksuar.
Tani, ku do i coje qeveria gjithe keto leke qe do hyjne ne arken publike? Po prape popullit do ia ktheje. Vetem se jo te gjithe popullit, por nje pjese te vogel, qe eshte dhe pjesa me e zgjedhur e popullit heroik shqiptar.
Per shembull, 2 milione euro i rruajten tek Unaza Lindore e Tiranes, para disa ditesh qe te cojne rrugen tek vilat e liqenit te Farkes. Popull eshte dhe ai qe i mori. Edhe ata qe kane bere vilat.
Ketej nga pallati me shigjeta deri lart, kur tenderuan ato 7 lotet rruajten mbi 10 milione euro. Aty moren dhe pronaret e mediave, edhe keta pjesa e zgjedhur e popullit.
Ne fund pastaj, vijne tenderat e shendetesise. Aty rruajne me bisturi. Pastaj tenderat e AKSHI-t, ku i vene cmimet vet, fondin vet dhe marrin sa te duan. Dhe qershia mbi torte. Tani jeni qe jeni, indeksoni dhe pak tarifen e pastrimit se do merziten ata te inceneratoreve. Keni 2 vjet qe nuk ia indeksoni tarifen.
Keshtu o popull, gezohu kur e paguan naften 200 leke se parate shkojne ne duar te sigurta dhe menaxhohen edhe me mire se sa do i menaxhonin vet familjet.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull