Të shtëna me armë pranë universitetit, vriten dy policë

1 Minuta Lexim

Dy policë u vranë si pasojë e të shtënave me armë në një kampus universitar në Virxhinia.

Mediat amerikane raportojnë se sulmuesi u kap menjëherë pas kësaj, por autoritetet nuk zbuluan detajet e tij personale apo motivin e sulmit.

Dy agjentët, John Painter dhe JJ Jefferson, u qëlluan në një pritë në kampusin e Kolegjit Bridgeëater, por asnjë student nuk duket të jetë përfshirë në incident.

Presidenti i SHBA Joe Biden komentoi menjëherë: “Një sulm me armë i mori jetën dy policëve të guximshëm. Jill dhe unë po lutemi për familjet e të humburve. Dhuna me armë kundër forcave të rendit është e neveritshme dhe duhet të përfundojë”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull