“Ti nuk më ul dot vlerat mua”/ Balina ‘shpërthen’ keq pas akuzave të Beatrix Ramosaj

2 Minuta Lexim

Beatrix Ramosaj është komentuar shumë kohët e fundit për shkak të situatës së krijuar në “PRIME”-n e “Big Brother VIP Albania”,

ku ajo refuzoi të ishte pjesë e darkës së konkurrentëve me ish-banorët për shkak të hatërmbetjes së saj kundrejt batutave të Ermal Mamaqit dhe Salsano Rrapit.

Donaldi padyshim që u mërzit nga mungesa e Trixës dhe nuk e shijoi sa të tjerët darkën me ish-banorët, ndërsa burime treguan se këngëtarja i ka hipur avionit dhe është larguar fare për disa ditë nga Shqipëria, për në Dubai.

Ndërkohë një bisedë mes Balina Bodinakut dhe një personi të panjohur është bërë sot publike. Opinionistja e Big Brother kishte thënë se Trixa është me të dashurin në Dubai.

“Sapo më shkroi një e njohur e imja në këtë moment. Punon në agjensi udhëtimesh, më tha që Trixa është me pushime me të dashurin. Se i ka prerë biletat”, – tha ajo.

Trixa ka reaguar në Instagram: “Ti Balina nuk më ul dot vlerat mua. Ka ardhur koha t’i dal Zot vetes sime dhe këtë do të bëj. Të hamendësoh për jetën time, as të influencosh fansat e mi”.

Reagimi – Balina Bodinaku ka reaguar për herë të parë në lidhje me situatën e krijuar dhe ka folur në lidhje me dicka të tillë. “Është gjëja më absurde që më ka ndodhur këto kohë. Akuzat për përbaltje të imazhit dhe përdorim të komunikimeve personale më takojnë mua.

“Ky është komunikim nga Instagrami im me një person që mendoja se e njihja, por është account fallco. Nuk isha duke folur me Beatrix, siç është kuptuar nga disa.

“Kush dëshiron të shohë. E sheh. Më është prekur privatësia. Ky është komunikim personal dhe nuk ka lidhje me produksionin”, përfundon ajo reagimin e saj.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull