“Tregoni kujdes”, Policia e Shtetit apel shoferëve: Në këto akse kalohet vetëm me zinxhir

3 Minuta Lexim

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në disa akse për shkak të situatës së krijuar nga moti i keq.

Për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe dëbore, në disa akse dhe segmente rrugore  është krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, kryesisht në bypass-in e rrugës së Arbrit dhe në Qafë Murrizë është  vështirësuar qarkullimi i automjeteve, dhe si pasojë në këtë aks nuk lejohet qarkullimi deri në pastrimin e saj nga borëpastrueset.

Në disa akse rrugore rurale, në Korçë, Shkodër, Dibër e Kukës,  kalimi bëhet me zinxhirë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të rrisin kujdesin në rrugë gjatë kalimit në të gjitha akset rrugore, pasi ka prezencë të ujit dhe të dëborës, të vendosin rripin e sigurimit dhe mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mejtit, të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë parakalime dhe të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Në Qafthanë,  zonën e Librazhdit, dhe në rrugën e Kombit,  aktualisht  kalohet pa zinxhirë, pasi po punohet me borëpastruese për të mbajtur pastër këto akse rrugore.

Në disa akse rrugore rurale, në Korçë, Shkodër, Dibër e Kukës,  kalimi bëhet me zinxhirë.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për t’u ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës, në rast nevoje, për shkak të motit të keq, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash emergjente, duke rritur prezencën e shërbimeve me uniformë, në të gjitha rrugët e vendit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të rrisin kujdesin në rrugë gjatë kalimit në të gjitha akset rrugore, pasi ka prezencë të ujit dhe të dëborës, të vendosin rripin e sigurimit dhe mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mejtit, të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë parakalime dhe të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.

Për çdo nevojë e problematikë të hasur   të telefonojnë në 112 apo të dërgojnë mesazhe në Komisariatin Dixhital, duke ju garantuar ndihmë të mënjëherëshme nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull