Vëllai i deputetes së VV-së martohet me një burrë, ajo plas “bombën”: Atje ka dhe ministra të tillë

2 Minuta Lexim

Drejtuesja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Kosovë, Mimoza Kusari Lila ka folur për herë të parë ka deklaruar lidhur me martesën e vëllait të saj me një tjetër burrë. Sipas mediave të Kosovës Kusari Lila është shprehu se e ka uruar e se nuk ka pranuar të jetë pre e një lufte që synon t’i sulmojë të drejtat e komunitetit LGBTIQA+ në Kosovë.

Ajo shtoi se i vëllai ka zgjedhur të jetojë në një vend si Kanadaja për këtë arsye, që të mos ketë paragjykime.

“Mënyra dhe tendenca e të tjerëve që kinse në një status përmendini, situatën emrin tim, përmendin mos angazhimin publik të vëllait tim po i përmendin edhe LVV të tria bashkë për mua nuk kishte mbështetje fare. Unë nuk kam pranuar me të drejtë që të bëhem pre e një lufte që nuk e ka pasur synimin t’i mbrojë të drejtat e komunitit LGBTIQA+ në Kosovë… për mua ka qenë luftë e shprehur ndaj këtij komuniteti në Kosovë, për arsye se vëllai im jeton në Kanada. Vëllai im fatmirësisht është në një shtet me demokraci, në të cilin ka ministra, jo vetëm të orientimit seksual të gjinisë së njëjtë, por ka edhe transxhendër… unë kam refuzuar të hyj në këtë diskutim. Unë kam parë ekskluzivisht sulm politik. Nuk mundet me kalu një vëmendje e tillë pa ndjeshmëri. As tek ai, as tek ne si familje. Kanë qenë prindërit që janë ekspozuar në një fushatë denigruese,”- tha ajo ndër të tjera.

Ylber Kusari pak ditë më parë është martuar me një burrë që është me origjinë indiane. Dyshja e zhvilluan ceremoninë martesore në Kanada.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull