Vendimi i formës së prerë/ 5 vjet burg për Saimir Tahirin

1 Minuta Lexim

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me vendim të formës së prerë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Pas një seance maratonë ditën e sotme, të nisur prej orës 09:00 të mëngjesit, Gjykata e dënoi Tahirin me 5 vite burg për shpërdorim të detyrës, vendim i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të konvertohet në 3 vite e 4 muaj burg.

Sipas kreut të trupës gjykuese, provohet lidhja e Tahirit me Moisi Habilajn dhe Artan Habilajn, si dhe është verifikuar që ish-ministri i Brendshëm ka përfituar shërbime të padrejta, duke shpërdoruar detyrën e dëmtuar shtetin.“Për shkak të kompleksitetit iu desh një kohë më e gjatë, gjykata vendosi pasi dëgjoi palët, lënien në fuqi të gjykatë së shkallës së parë burg për Saimir Tahirin me 3.4 vite burg.”– tha gjykata.

Vlen të theksohet se, për pak Saimir Tahiri pritet që të firmosë urdhrin e gjykatës, dhe më pas ai do të dalë nga ky organ i drejtësisë me pranga në duar. Tahiri do të vuaj dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme, tek ‘313-ta’ në Tiranë.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull