Koalicionit “Shtëpia e Lirisë” e cila u krijua nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Lëvizja Sociliste për Integrim i është bashkuar dhe Partia Demokristiane.
Më herët Nard Ndoka konfirmoi se në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit do të jetë pjesë e koalicionit që do të udhëhiqet nga Berisha.
Ai tha se Bardh Spahia nga radhët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” do të jetë ai i cili do të fitojë në zgjedhjet e 6 Marsit.
“Kandidati i z. Basha Basha besoj do të jetë i papërfillshëm si vlerë elektorale. Kandidati i Grupit të Rithemelimit do të dalë më para se sa shumatorja e kandidatit të PS dhe Lulzim Bashës”, ka thënë Ndoka.
Pak më parë Lëvizja Socialiste për Integrim paraqiti në KQZ kërkesën për tu regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
LSI do të jetë pjesë e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” me ish-kryeministrin Sali Berisha i cili është regjistruar në zgjedhje me Komisionin e Përkohshëm të Rithemelimit dhe me Partinë Demokristiane të Nard Ndokës.

