Bie qyteti i parë i madh ukrainas, kryebashkiaku iu bën thirrje banorëve (VIDEO)

1 Minuta Lexim

Qyteti i parë më i madh në Ukrainë ka rënë në duar e ushtarëve rus, konfirmoi kryebashkiaku duke i kërkuar banorëve të tij në Facebook që t’ju binden njerëzve të armatosur të presidentit rus Vladimir Putinit.

Kherson me 290.000 banorë është 300 milje në jug të kryeqytetit ukrainas, Kiev.

Kievi gjithashtu po sulmohet në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një shpërthim i fortë u dëgjua në të gjithë qytetin rreth orës 2 të mëngjesit.

Qyteti port i Odessa, 125 milje në perëndim të Khersonit, po përgatitet gjithashtu për një sulm, pasi luftanijet e Vladimir Putinit u panë duke u larguar nga Krimea të mërkurën mbrëma.

Zyrtarët amerikanë i thanë Fox News se prisnin që Odessa të sulmohej sot nga forcat ruse.

Kherson si Odessa është i rëndësishmë për nga ana strategjike pas është në hyrje të Detit të Zi , 260 milje në perëndim të enklavës separatiste pro-ruse Donetsk.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull