Blinken konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

1 Minuta Lexim

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, në një bisedë telefonike me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevsk konfirmoi sërish mbështetjen për zgjetimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet edhe vendi ynë.

Blinken përshëndeti momentin e ri të dialogut mes Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë dhe shprehu shpresën se një zgjidhje për çështjen midis dy vendeve do të pasojë gjatë presidencës franceze të BE-së, shkruan Alsat Mk.

Sekretari amerikan i Shtetit theksoi se mbështetja e Uashingtonit buron nga përkushtimi i plotë i Maqedonisë së Veriut ndaj vlerave të NATO-s, siç dëshmohet nga mbështetja e vendit për Ukrainën, e cila është plotësisht në linjë me të gjithë aleatët.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut i ka theksuar sekretarit Blinken se nuk ka kohë për të humbur dhe se çdo vonesë e mëtejshme mund të ketë pasoja të rënda rajonale dhe të hapë dyert për rritjen e ndikimit të palëve të treta në rajon.

Gjatë bisedimeve, Kovaçevski dhe Blinken shprehën kënaqësinë për harmonizimin dhe koordinimin efektiv të NATO-s dhe BE-së në sanksionimin e Rusisë, si dhe në organizimin e mbështetjes efektive për Ukrainën, së cilës iu bashkua edhe Maqedonia e Veriut.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull