Vendi ynë vijon në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku zonat e ulëta dhe bregdetare vijojnë me kthjellime Ndërsa kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme do të ketë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. E njëjta situate e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë në mbrëmje dhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 13°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent Lindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.
Rajoni dhe Europa
Qendra dhe Alpet e Europës vijojnë me vranësira dhe reshje të dendura shiu dhe dëbore. Gjithashtu; shira të dendur dhe stuhi ere do të ketë në gadishullin Iberik ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit karakterizohet nga moti i qëndrueshëm ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante. Po ashtu ne ndikimin e motit të kthjellët me temperatura të ulëta mbeten rajoni i Ballkanit.
Kosova
Prej disa ditësh territori i Kosovës ndodhet në dominimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta. Po ashtu dhe temperaturat e ajrit do të rriten gradualisht.
Maqedonia e Veriut
MV në pjesën e parë të ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta. Por parashikohet që në pjesën e dytë të ditës të kemi shtim të përkohshëm të vranësirave, por nuk do të mund të sjellin reshje.