Dita e 23 e luftës në Ukrainë/ Shpërthime afër aeroportit të Lvivit

1 Minuta Lexim

Këtë të premte është raportuar se një tjetër sulm ka ndodhur pranë aeroportit të Lviv në Ukrainë.

Deri më tani nuk ka raportime në lidhje me viktimat apo nëse vërtet ishte sulm rus. Ukraina prej 23 ditësh po përballet me sulmet e egra nga ana e Rusisë. Bombardimet ruse kanë vijuar prej tre javësh në disa qytete të Ukrainës duke shkaktuar mijëra të vrarë mes tyre edhe fëmijë.

Ndërkohë vijojnë të jenë të hapura kanalet humanitare për largimin e civilëve nga disa qytete të Ukrainës. Japonia dhe Australia kanë shtuar sanksionet e tyre ndaj Moskës, ndërkohë që Inteligjenca Britanike tha se pushtimi rus ka ngecur në të gjitha frontet dhe trupat po përballen me mungesë ushqimi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull