Sot po mbahet protesta e 8-të në Tiranë, ku qytetarët janë ngritur kundër rritjes së çmimeve.
Qindra protestues ndodhen para Kryeministrisë. Me pankarta “pikante” në duar ata “thumbojnë” ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, ministren e Shtetit Edona Bilali dhe kryeministrin Edi Rama.
“Ti lutemi Zeusit për shi”, shkruhej në pankartën me fytyrën e ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, duke iu referuar edhe videos virale që u bë pak ditë më parë.
“Me pesë thasë në muaj nuk quhesh i varfër”, shkruhej në pankartën me fytyrën e ministres Ibrahimaj, e cila në një intervistë tha se ata me rrogë 140 euro nuk quhen të varfër.
“Çmimin e përcakton tregu, fitimin ma përcakton pazari”, “Edi lëngu, Balluku mishi, populli…brirtët sigurisht”, “Sex us cool…but have you ever fucked the system”, janë disa nga pankartat që kanë qytetarët në protestë.





