Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se një 3-vjeçar qëlloi për vdekje aksidentalisht të ëmën, teksa ishte duke luajtur me pistoletën e të atit.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës në parkingun e një supermarketi në Dolton, një periferi të Çikagos. Nëna, Detja Bennett, 22 vjeçe, u godit nga një plumb në qafë. Vdekja e saj u konfirmua në një spital në Çikago ku u dërgua me urgjencë në spital.
Mësohet se fëmija ishte ulur në pjesën e pasme të makinës, prindërit në sediljet e shoferit dhe të pasagjerit. Pa ditur ende rrethanat si dhe pse, fëmija u gjet me pistoletën e të atit në duar.
“Ai filloi të luante me të dhe në një moment tërhoqi këmbëzën,” tha për AFP Robert Collins, shefi i policisë lokale.