Gjendet i vdekur në hotel një burrë në Tiranë, zbardhen dyshimet

1 Minuta Lexim

Policia e Tiranës me anë të një njoftimi bën me dije se është gjetur një burrë i vdekur në hotel, dyshohet se shkak është bërë një arrest kardiak.

Njoftimi i policisë

Më datë 24.03.2022, në një hotel në rrugën “Frosina Plaku”, nga vëllai i tij, është gjetur në dhomë, pa shenja jete, shtetasi Sh. A., 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull