Gjykata e Tiranës vendos sot fatin e PD

1 Minuta Lexim

Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë ditën e sotme kërkesën e Grupit të Rithemelimit, për të regjistruar statutin e miratuar në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha më 11 Dhjetor.

Vendimi i Gjykatës mund të jetë një moment kyç për fatin e Partise Demokratike , pasi nëse gjykata njeh statutin e miratuar e Kuvendit te 11 dhjetorit, atëherë  zhbëhet statuti i Lulzim Bashës dhe vendimet e marra në Kuvendin e mbledhur më  17 korrik të vitit 2021.

Një ditë më parë Grupi i Rithemelimit akuzoi sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi, se po sulmon gjyqtarin e çështjes Agron Zhukri për të ndikuar në vendimmarrje.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull