Ukraina i ka raportuar Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike se një strukturë kërkimore bërthamore që prodhon radioizotope për qëllime mjekësore dhe industriale është dëmtuar nga bombardimet ruse në Kharkiv.
Kështu deklaroi drejtori i përgjithshëm i IAEA, Rafael Mariano Grossi, duke theksuar se bombardimet nuk shkaktuan asnjë rritje të nivelit të rrezatimit në vend.
Prej nisjes së luftimeve në Ukrainë, forcat ruse kanë marrë kontrollin e centralit të Zaporizhzhias dhe Çernobilit. Për kontrollin e Zaporizhzhia u zhvilluan përleshje të ashpra të cilat rrezikuan të shkaktonin një katastrofë nukleare.