Duke filluar nga data 15 Greqia do lehtësojë masat kufizuese për kalimin në kufi.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme, e cila me ana të një njoftimi thekson se që prej 15 marsit nuk do të jetë më i detyrueshëm plotësimi i formularit PLF për hyrjet në Greqi. Ndër të tjera në njoftim thuhet se nga data 5 mars, do të rritet edhe kapaciteti i pasagjerëve për autobusët turistikë nga 85% në 100%.