Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë ku një grua bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur është gjetur e pajetë brenda në një apartament.
Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një apartament në Grenoble, ku trupat e 4 fëmijëve të moshës nga 3 deri në 12 vjeç janë gjetur të pajetë mes të cilëve edhe një grua, e cila dyshohet se është nëna.
Autoritetet deri më tani dyshojnë se kjo e fundit është dhe autorja e këtij krimi makabër. Dyshimet e para janë se pas përdorimit të drograve të rënda, gruaja ka vrarë fëmijët dhe më pas veten.
Alarmi është dhënë nga një i njohur pasi familja nuk i është përgjigjur telefonatave. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në banesë, duke hapur derën e banesës ku kanë gjetur trupat e pajetë.