I vihet zjarri qëllimisht servisit, shkrumbohen 6 makina

1 Minuta Lexim

6 makina që jepeshin me qera janë shkrumbuar në një servis në Pogradec.

Dyshohet se rasti është një zjarrvënie e qëllimshme, ndërsa servisi është në pronësi të shtetasit Geri Pengu.

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë në lidhje me zbardhjen e shkaqeve dhe identifikimit të autorit/ve të mundshëm.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 25.03.2022, rreth orës 04:00, jemi njoftuar se në fshatin Leshnicë, Pogradec, në rrethimin e jashtëm të servisit në pronësi të shtetasit G. P., ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur 6 automjete të cilat jepeshin me qira. Dëme në njerëz nuk ka, por vetëm dëme materiale.

Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull