Sheshi “Nënë Tereza” ishte i mbushur mbrëmë nga mijëra fansa të këngëtarit latin, Maluma. Ky i fundit ka dhuruar spektakël në skenën e madhe të improvizuar në shesh, teksa ka kënduar hitet e tij.
Rrjetet sociale janë mbushur me foto dhe video të koncertit të Malumës, ku vihet re se edhe shumë personazhe të njohur të ekranit shqiptar kanë qenë të pranishëm.