Sipas raportit, Zelenksy dhe njerëzit e tij nuk i pëlqyen këshillat. “Bennett na tha të dorëzoheshim”, tha zyrtari. “Ne nuk kemi ndërmend ta bëjmë këtë. Ne e dimë se oferta e Putinit është vetëm fillimi”, shkruan Jerusalem Post.
Në dy javët e fundit, dhe veçanërisht që nga vizita e Bennett në Moskë, zyra e kryeministrit dhe Ministria e Jashtme kanë pohuar se përpjekjet ndërmjetësuese të Izraelit i detyrojnë ata të mbajnë një qasje edhe më të kujdesshme dhe të ekuilibruar. Ky mesazh iu përcoll në heshtje edhe zyrës së Zelenksy-t. Zyrtari tha gjithashtu se Izraeli i kërkoi Ukrainës të mos kërkonte më shumë ndihmë ushtarake dhe mbrojtëse, sepse një kërkesë e tillë mund të dëmtonte përpjekjet e ndërmjetësimit.
Sipas zyrtarit, megjithatë, zyra e Zelenksy-t nuk po sheh rezultate nga ndërmjetësimi. Ai tha se Bennett nuk po ndërmjetëson aq shumë sa po funksionon si një kuti postare dhe thjesht po kalon mesazhe mes dy palëve. Sipas tij, një ndërmjetës duhet të përpiqet të bëjë një kompromis mes dy palëve dhe të bëjë ofertat e tij.
“Nuk kemi nevojë për kuti postare”, tha zyrtari. “Ne kemi mjaft prej tyre. Nëse Bennett dëshiron të jetë neutral dhe të ndërmjetësojë, ne do të presim që ai të caktojë dikë që të punojë në të ditë e natë dhe të përpiqet të arrijë një kompromis.”
Zyrtarët ukrainas besojnë se përfshirja e Bennett në përpjekjet diplomatike vjen ky angazhim i kryeministrit izraelit vjen nga vendsi për të mos mbajtur një qëndrim të qartë në lidhje me pushtimin rus nga frika se ai do të dëmtonte lidhjet e Izraelit me Rusinë.