Vijon moti i qëndrueshëm, i cili do të sjelli në bregdet dhe zonat e ulëta kthjellime dhe vranësira të lehta.
Ndërsa kthjellime dhe vranësira të herë pas herrmë do të ketë në zonat malore. Po ashtu mot të qëndrueshëm do të ketë vendi ynë edhe gjatë mbrëmjes dhe natës vonë.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -2 gradë Celsius deri në 14 gradë Celsius.
Era do të fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi verior, duke krijuar dallgëzim 1-2 ballë.